Kryefaqja /Konsulencë IT

Konsulencë Strategjike IT

Strategji dhe menaxhim ITC të orientuara nga objektivat e biznesit tuaj — nga analiza deri te implementimi.

Çfarë ofrojmë

Konsulencë IT e Personalizuar për Organizatën Tuaj

Ofrojmë konsulencë strategjike IT për organizata publike dhe private. Qasja jonë fillon gjithmonë me kuptimin e thellë të biznesit tuaj, strukturës organizative dhe sfidave teknike, dhe përfundon me një plan konkret dhe të zbatueshëm.

Me mbi 15 vjet eksperiencë në tregun shqiptar dhe rajonal, kemi ndihmuar qindra organizata të optimizojnë infrastrukturën e tyre IT, të reduktojnë kostot operative dhe të rrisin efikasitetin e punës.

Kërko Konsultim Falas
15+
Vite Eksperiencë
200+
Projekte të Përfunduara
98%
Satisfaksion Klientësh
24/7
Mbështetje

Strategji & Planifikim ITC

Hartojmë strategji IT afatgjata të lidhura me objektivat e biznesit tuaj, duke përfshirë roadmap teknologjik dhe planifikim buxhetor.

Menaxhim Infrastrukture IT

Menaxhojmë dhe optimizojmë infrastrukturën tuaj IT ekzistuese, duke siguruar performancë maksimale dhe disponueshmëri të lartë.

Prokurim Sistemesh & Licencash

Ju ndihmojmë të zgjidhni dhe prokuroni sistemet, softuerin dhe licencat e duhura, duke garantuar pajtueshmëri me ligjet e prokurimeve.

Analizë dhe Vlerësim Teknik

Kryejmë vlerësime të hollësishme të gjendjes aktuale të infrastrukturës IT, identifikojmë dobësitë dhe rekomandojmë zgjidhje konkrete.

IT Governance & Compliance

Ju ndihmojmë të implementoni korniza të qeverisjes IT (ITIL, COBIT) dhe të siguroni pajtueshmëri me kërkesat rregullatore.

Transformim Dixhital

Udhëzojmë organizatën tuaj nëpër procesin e transformimit dixhital, duke modernizuar proceset dhe duke adoptuar teknologji të reja.

Gati të filloni?

Kontaktoni ekipin tonë për një vlerësim fillestar pa pagesë.

Na Kontaktoni →